Pronari le qenin në makinë, e mbyt vapa (Video)
Një person e ka lënë qenin e tij të vetëm në veturë dhe ia ka mbyllur derën.
Por kjo nuk është më e keqja. Ai e ka ngujuar qenin brenda pa ia lënë të paktën një dritare të hapur, transmeton Indeksonline.
Vapa e madhe që ishte atë ditë e ka lënë pa jetë qenin që ishte në veturën e parkuar në një parking të qendrës tregtare.
Konsumatorët që kaluan afër veturës u afruan ta ndihmojnë, por tanimë ishte vonë.
Qeni kishte ngordhur pasi kishte qëndruar i mbyllur për shtatë orë. /Indeksonline/