19:23 / E Premte, 07 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Pronari i ‘Marlboro’ investon miliarda dollarë në marketin e kanabisit

‘Altaria Group’ që udhëheq kompaninë gjigante të cigares ‘Marlboro’ ka pranuarse po bënë investime të mëdha në industrinë e kanabisit në Kanada.

Ata kanë treguar se kanë investuar 3.8 miliardë funta tek ‘Cornos Group’ që janë ofrues mjekësor të kanabisit, transmeton Indeksonline.

‘Investimi në Cornos Group si partneri ynë ekskluziv në kategorinë globale të kanabisit paraqet një mundësi të madhe për rritjen e Altria.”, u shprehë Shefi Ekzekutiv i Zyrës së ‘Altrias’  Howard Willard.

Gjatë këtij viti kanabisi është legalizuar në shtetin e Kanadasë./Indeksonline/