Pronarit i shkrumohet Lamborghini vetëm 3 orë pasi e mori nga servisimi
Një Lamborghini Gallardo LP560-4 Spyder u shkatërrua nga zjarri të premten e kaluar në Britani të Madhe.
Pronari i automjetit, Lak Sira, 22-vjeçar, po e ngiste Gallardon e tij në autostradën M6, kur ai dhe e dashura e tij filluan të nuhasnin erën e benzinës.
Shpejt, era u bë aq e rëndë saqë e dashura i tha atij t’i hapë xhamat. Ai më pas ndaloi Gallardon në rrugë që të hap edhe çatinë, kur papritur kishte një zhurmë të madhe dhe pjesën e pasme të makinës e kaploi zjarri, transmeton IndeksOnline.
Ajo që e bën gjithë situatën edhe më keq për Sira është se Lamborghini i tij kishte qenë në servisim për dy muaj dhe ai kishte paguar 13,786 dollarë për të. Incidenti ndodhi vetëm 3 orë më vonë dhe makina u shkatërrua nga flakët.
So yesterday after waiting for 2 whole months to have my Lamborghini returned to me from servicing, I paid £10,498 and it set on fire just 3-4 hours later, brilliant pic.twitter.com/53a0L5FLt1
— LAK X (@l4444k) February 23, 2019
Duke folur për Express, Sira tha se zjarri ishte shkaktuar nga neglizhenca nga servisimi që iu bë në Birmingham. Ai po shqyrton marrjen e masave ligjore kundër pikës së servisimit.
Zjarrfikësit arritën në vendin e ngjarjes së Lamborghinit në orën 8:54 të premten. Ndërsa ata ishin në gjendje shpejt të shuajnë flakët, dëmi ishte bërë tashmë dhe makina ishte totalisht e dëmtuar. /IndeksOnline/