18:28 / E Martë, 04 Tetor 2022 / k.v

Propaganda e VV-së, Haxhi Shala: T’iu bëhet ADN autorëve të videos

Ish deputeti i AAK-së, Haxhi Shala, në emisionin “Frontal” vtë T7, ka komentuar videon e VV-së, ku sulmohen figurat që kanë pasur pushtet viteve të kaluara.

“Kjo video të shtin me thanë, të shtin me mendu se për cilin shtet e kanë pasë fjalën”, tha Shala.

“Dje e kam pa këtë video dhe duke e përcjellë Facebokun. Krahas kësaj e pashë edhe një video të Nusret Pllanës që thotë ‘dikujt duhet më ia ba ADN-në në këtë vend’ dhe thashë paska pas z. Pllana. Duhet me ia ba ADN-në këtij vendi, disa personave, ndoshta të gjithëve me kqyr se ku jemi, se nuk jemi mirë”, tha ai.

“Duhet t’u bëhet ADN-ja atyre njerëzve që i kanë shkëputur ose e kanë bërë këtë video që e kanë publikuar. Në vend që t’u ndihmohet duke iu ndihmuar sikur po bën Shqipëria, psh kryeministri i Shqipërisë, të çohet edhe qeveria jonë të ndihmojë dhe t’i lehtësohet procesin gjyqësor”, deklaroi ai.