Propozim martese në gjysmë maratonën e Prishtinës [Foto/Video]
Dy të rinj nga Prishtina kanë vendosur që të bashkojnë dashurinë e tyre përmes garës së gjysmë maratonës së Prishtinës.
Garuesja me shifër 1051 ka marrë propozimin për martesë nga idashuri i saj me të arritur në finishin e shtegut, pasi përfundoi me sukses vrapimin e saj në kategorinë 5 kilometërshe.
Ky propozim është mirëpritur nga shumë shikues të cilët me duartrokitje kanë përcjellë çiftin e sapofejuar nga shtegu i vrapimit.