21:45 / E Diele, 06 Janar 2019 / indeksADMonline

Propozimi fantastik dhe shumë i veçantë që iu bë stjuardeses

Dashuria shpesh herë nuk njeh limit. Kësisoj dikush zgjodhi që t’i propozoj të dashurës në mënyrën më të mirë të mundshme.

E dashura e Stefanos kishte për të punuar si stjuardese në një aeroplan që po barte emigrantët nga Roma në Dubai.

Italiani e dinte se ajo do të jetë pjesë e ekuipazhit kështu që kërkoi ndihmë nga kolegë5t që të realizonte propozimin, transmeton Indeksonline.

Vittoria ishte pjesë e ekuipazhit në klasën biznesore, por I dashuri rregulloi çdo gjë që ajo të mos kuptonte surprizën.

Videoja u realizua nga një pasagjerë përderisa ajo po kalonte nga pjesa që ndan ulëset biznes dhe ato ekonomike.

Shumica e pasagjerëve po mbanin para vetes fotografi të vajzës dhe po thonin ‘PO’ në gjuhë të ndryshme.Më pas ajo pa edhe të dashurin që ishte ulur në gjunjë dhe I propozoi asaj me një unazë diamanti./Indeksonline/