13:26 / E Hënë, 27 Mars 2023 / B O

Propozimi i Abazoviq, bisedimet Kosovë-Serbi të mbahen në Mal të Zi

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka propozuar që bisedimet e radhës mes Kosovës e Serbisë të mbahen në Mal të Zi.

“Personalisht besoj se propozimi evropian paraqet një zgjidhje të mirë që është fitimprurëse edhe për Serbinë edhe për Kosovën. Kjo është rruga që rajoni duhet të ndjekë. Do të doja të zgjeroja ofertën time, nëse ka ndonjë raund të ri bisedimesh mes Kosovës dhe Serbisë, për t’i pritur në Mal të Zi”, ka thënë Abazoviq./Indeksonline/