09:08 / E Enjte, 30 Mars 2023 / k.v

Prostitucion te “Muharrem Fejza”/ Policia godet grupin, dy femra dhe një mashkull në pranga

Janë  arrestuar tre të dyshuar, një mashkull dhe dy femra kosovare, nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim janë marrë me prostitucion në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit kanë ofruar edhe lokale për kryerje të veprave, raporton IndeksOnline.

Si prova materiale janë sekuestruar: tre telefona, 80 € para kesh dhe një pistoletë me 4 copë fishekë.

Lidhur me rastin të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa një e dyshuar është është liruar./IndeksOnline/