22:13 / E Hënë, 01 Tetor 2018 / indeksADMonline

Protesta e fundit e motivoi Kurtin për poezi, vjen me vargje goditëse

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje përmes një statusi të postuar në llogarinë Facebook ka komentuar protestën e së shtunës organizuar nga partia që drejton ai.

Kurti edhe pse s’pati ndonjë shifër rreth protestuesve që kanë dalë, ai shihet të jetë i entuziazmuar, pasi që është motivuar edhe ta shkruajë një poezi për këtë protestë, shkruan Indeksonline.

Për vargje tashmë Kurti edhe shquhet, veçmas ato që ia kushtoi kandidatëve për kryetar komunash gjatë tubimeve zgjedhore në vitin e kaluar.

Ky është postimi i plot i Kurtit:

Nuk e dimë sa njerëz kishte në protestën e 29 shtatorit në Prishtinë, por e dimë se ishin dhjetëra e dhjetëra mijëra, s’e nuk ka fotografi që ta ketë përthekuar tërë masën, se nuk kishte vend për më shumë njerëz në Shesh dhe në Bulevardin ‘Nëna Terezë’.
Protestë paqësore, masovike, madhështore. Qyetarë të ndërgjegjshëm, të përgjegjshëm, të bashkuar. Populli nuk është turmë, aq më pak i paarsyeshëm, aq më pak i dhunshëm, aq më pak i paditur. Në anën tjetër ishte një individ – iracional, i dhunshëm, injorant, aq më shumë që rastis të jetë president.
S’lanë gjë pa i bërë këtij populli. E gënjyen, e fyen, e vodhën, e rrudhën. E sa i mirë, i dlirë, i dashur, i pjekur, që u shfaq. Zemrën e kam të mbushur me gëzim e sytë me shpresë. Ju falenderoj ashtu siç do t’ju shërbej – përjetësisht!
Ndërkohë, kënga e parullave të asaj dite ende më jehon në kokë e krahëror:
Jo pazare
me troje kombëtare!
Nuk jepet Ujmani,
Nuk lejon Sovrani,
Nuk thahet Vatani!
Pazaret le t’i ndalim
Trepçën nuk e falim!
Duam shtet,
Me sovranitet!
Pa vasalitet!
Bisedime me parime:
Shtet me shtet!
– me dinjitet!
– me reciprocitet!
Presidenti s’ka mandat,
Kot endet poshtë e lart!
Për problemet akute,
Një kut, e jo dy kute!
Duam president!
Jo precedent!
Duam Kryetar!
Jo kryetuxhar!
Pazaret e Hashimit
Pazare të Nasradinit!
Bakshishet rreth kufinit,
Gozhdë e Nasradinit!
2.000 hektarë Maqedonisë,
8.000 Malit të Zi,
Sa është haraçi
I pazarit me Serbi?
Zbato Kushtetutën!
Ose hape rrugën!
Dikur Rankoviqi,
Dje Milosheviqi,
Sot Vuçiqi!
Çobani batakçi,
E sjell ujkun në shpi!
Republika – Demokraci!
Pazaret – Autokraci!
S’e qesim në pazar Luginën
E duam sa Prishtinën
Rinia, Gratë
dhe Diaspora,
janë Fitorja!
Mërgata atdhetare,
Evropa jonë shqiptare!
Duam hyrje në Evropë
Jo dyndje nëpër botë!
Pa punë rinia,
Kur vjedh qeveria.
Pa art e pa kulturë,
Qeveri e sëmurë.
Qeveria pa gra,
Po as burra s’ka.
Punë për krejt
Rrogë e njëjtë.
Dy vjet luftë,
10 vjet festë,
20 vjet pazare…
Koha për protestë!

The people won’t give in to one man!
Democracy is not ethnic demography!
The people are one, Thaçi is alone!
“Peaceful ethnic cleansing”?
A perverted Fascist dream!
The power of the people is stronger than the rulers in power!
Cut their dirty finances, not our land!