08:45 / E Enjte, 21 Mars 2019 / indeksADMonline

Protesta në kryeqytet, policia rrethon ndërtesën e Kuvendit

Ditën e sotme opozita do të mbajë protestën e radhës para Kuvendit në Shqipëri.

Mbështetësit e PD dhe LSi janë nisur drejt Tiranës me automjetet e tyre personale, që në orët e para të mëngjesit.

Ata kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe zgjedhje të parakohshme. Protesta është parashikuar të nisë në orën 10:00 ndërkohë policia ka forcuar masat e sigurisë para Parlamentit.

Kordoni i policisë është vendosur që në orët e para të mëngjesit, si dhe ka vendosur gardh prej hekuri.