75 Mall Live Search
17:51 / E Mërkurë, 22 Gusht 2018 / indeksADMonline

Protesta për shkarkimin e Lumezit, shtohen masat e sigurisë te Prokuroria

Në ora 18:00 pritet të nisë protesta e paralajmëruar nga Shoqëria Civile për kërkimin e shkarkimit të Kryeprokurorit të Kosovës, Aleksander Lumezi si dhe fillimin e procesit të vetingut për gjyqësorin në vendin tonë.

Protesta është paralajmëruar të nis nga Sheshi ‘Zahir Pajaziti’ dhe marshi të vazhdojë drejt Zyrës së Kryeprokurorit dhe Zyrës së Kryeministrit.

Ndërkohë pak minuta para nisjes janë vërejtur edhe masa të shtuara të Policisë së Kosovës pikërisht para Prokurorisë, raporton Indeksonline.

Ndryshe e gjitha kjo po bëhet pas zhvillimeve të fundit që nga dorëheqja e Prokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Elez Blakaj, i cili ndër të tjerash ditë më parë bëri të ditur se ishte i kërcënuar përderisa po merrej me rastin e fryrjes së listave të veteranëve./Indeksonline/