23:33 / E Premte, 08 Mars 2019 / indeksADMonline

Protesta për tunelin e bllokuar në Mitrovicë, Mujka jep arsyet e anulimit të saj

Protesta e planifikuar për nesër, lidhur me tunelin e bllokuar në Mitrovicë është pezulluar.

Kjo pasi sipas, kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, Faruk Mujka, Ministria e Infrastrukturës ka filluar punimet për sanimin e tunelit.

Mujka përmes një statusi në Facebook, ka thënë se kjo protestë nuk ka të bëjë aspak me interesa partiake.

Ai ka arsyetuar edhe insistimin për përfundimin e shpejtë të punimeve.

Më poshtë gjeni postimin e plotë në Facebook:

Duam ta potencojmë se arsyeja pse insistojmë në përfundimin e shpejtë të punimeve, pos atyre që u përmendën më lartë, është edhe afrimi i kohës kur vijnë mërgimtarët. Nëse ky problem nuk zgjidhet së shpejti, atëherë do të kemi një verë vështirë të përballueshme nga kaosi në trafik dhe frustrimi i rritur i qytetarëve.

Të dashur bashkëqytetarë.

Duke parë zhagitjet e punimeve, paqartësitë rreth tenderit dhe dëmeve që shkaktoheshin ndërkohë, nga dita kur është mbyllur tuneli me 10 Nëntor të vitit të kaluar (kolona të gjata, kaos në trafik, dëmtime të rrugëve nga kamionat e rënda, frustrim të qytetarëve e posaçërisht atyre që jetojnë afër tunelit si dhe humbjet që kanë pësuar bizneset në të dy anët e tunelit pasi kanë qenë gati fare të papunë gjatë kësaj periudhe) Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra në Mitrovicë thirri një protestë për rifillimin e punëve në këtë tunel.

Fatmirësisht përgjegjësit e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, në krye me ministrin Pal Lekaj, duke e ditur seriozitetin e angazhimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe këmbënguljen e qytetarëve kanë reflektuar menjëherë dhe pas dy ditësh nga paralajmërimi i protestës kanë rifilluar punimet në sanimin e tunelit me premtim publik se do të përfundoj për 25 ditë.

Ministri Lekaj, po ashtu ka kërkuar që protesta të mos përdoret për “interesa të ngushta partiake” dhe mos t’i pengojmë në zhvillimin e punimeve.

Për ta bindur se kjo protestë nuk ka fare të bëj me interesa partiake, ne e sigurojmë ministrin Lekaj se do ta pezullojmë protestën deri në fund të muajit, por nëse punët nuk përfundojnë deri atëherë përgjegjës kryesorë do të jetë ai e jo punë kryesi dhe se përgjegjësia do të kërkohet direkt prej tij.

Duam ta potencojmë se arsyeja pse insistojmë në përfundimin e shpejtë të punimeve, pos atyre që u përmendën më lartë, është edhe afrimi i kohës kur vijnë mërgimtarët. Nëse ky problem nuk zgjidhet së shpejti, atëherë do të kemi një verë vështirë të përballueshme nga kaosi në trafik dhe frustrimi i rritur i qytetarëve.

Ky reflektimi i Ministrisë na bind se kërkesa jonë ka qenë plotësisht legjitime, serioze, e mirëpritur dhe e përkrahur nga qytetarët. Është shembull tipik se aktivizim qytetar në drejtimin e duhur gjithmonë jep rezultate dhe se Lëvizja është gjithmonë pranë dhe për qytetarin.

Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme.