14:52 / E Shtunë, 26 Tetor 2019 / indeksADMonline

Protestë në New York për t’i kujtuar Serbisë krimet në Kosovë, Bosnje e Kroaci

Të martën e javës që vjen në New York do t’i kujtohen Serbisë, krimet e bëra në Kosovë, Bosnje e Kroaci. Para konsullatës serbe, komuniteti shqiptaro-amerikane, boshnjako-amerikane dhe ato kroate do të kërkojnë drejtësi për 70 mijë viktimat e dhunës seksuale, duke i bërë thirrje Serbisë për të identifikuar kryerësit e krimeve të tmerrshme.

Në Amerikë të martën do të bëhet thirrje për të dënuar kriminelët, të cilën dhunuan me mijëra gra e burra, e ende nuk kanë marrë dënimin e merituar nga instancat ndërkombëtare.

Vuajtjet që ia sollën kriminelët serbë në moshën 16 vjeçare, po e përcjellin Vasfije Krasniqi Goodman, edhe pas 20 vitesh. Për këtë, ‘ambasadorja e guximit’, bënë thirrje që Serbia të dënohet për krimet që ka bërë në Kosovë.

 “Ky organizim do të bëhet në New York përballë konsullatës serbe, për shkak se ne po duam tash, tri luftërat që ka bërë Serbia, dëmet që të dalin para drejtësisë dhe që të dënohet Serbia si shtet. Se ka prej dhunimeve të Bosnjës që janë dënuar, prej Kroacisë, prej Kosovës nuk është dënuar askush, por Serbia duhet të dënohet  si shtet… Aty janë të ftuar të gjithë me marrë pjesë, shqiptarët, boshnjakët, kroatët, sa më shumë aq më mirë”, thotë Krasniqi-Goodman.

Ilir Bytyqi, vëllai i tre dëshmorëve Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi, luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që u vranë pas përfundimit të luftës nga forcat serbe, për KosovaPress, thotë se fondacioni “Familja Bytyqi”, do t’i bashkohet këtij tubimi për të kërkuar drejtësi.

 “Mё 29 tetor nga ora 11 deri nё 14, fondacioni “Familja Bytyqi” do t’i bashkohet organizimit tё komuniteteve amerikano-shqiptare, boshnjake dhe kroate nё tubimin pёr tё kёrkuar drejtësinë e vet. Do tё jemi nё konsullatёn serbe nё New York pёr tё kёrkuar drejtёsi pёr tё gjitha viktimat e krimeve tё luftёs. Familjeve tё tё gjitha komuniteteve u ёshtё mohuar dhe injoruar drejtёsia nga qeveria serbe pёr vite tё tёra. Kriminelёt serbё duhet tё vendosen para drejtёsisё dhe tё ndёshkohen menjёherё ashtu siç parashihet me ligj. Njё nga pikat kryesore tё kёtij tubimi ёshtё pёrdorimi i dhunёs seksuale si mjet kundёr viktimave tё luftёs . Mbi 70,000 persona janё tortuar nga dhuna seksuale nё Kosovё, Bosnjё e Kroaci nga kriminelёt serbё”, thotë Bytyqi.

Për torturën që e përjetoi shoqja e tij, Vasfija, ai thotë se nuk do të lejohet injorimi, dhe se drejtësia do të vihet në vend.

 “Njё shoqe imja e guximshme, njё grua, nёnё e motёr, Vasfije Goodman Krasniqi, ёshtё e prekur nga tortura e dhunёs seksuale, njё krim i ligё. Pёrdhunimi i ushtruar nё tё dhe nё shumё viktima tё tjera nuk do tё shpёtojё pa u ndёshkuar. Qeveria serbe ёshtё pёrgjegjёse. Sot jemi kёtu dhe zёri ynё nuk do tё ndalet. Zёri ynё do tё dёgjohet. Drejtёsia e vonuar ёshtё drejtёsi e mohuar. Nuk do tё lejojmё injorim. Kemi nevojё qё drejtёsia tё vihet nё vend”, deklaron Bytyqi.

Ndryshe, masakrat e gjenocidi i kryer nga regjimi serb në Kosovë, Bosnjë e Kroaci, njihet si nga më e madhja pas luftës së dytë botërore. Pavarësisht kësaj, shumica e kryerësve e madje edhe urdhërdhënësve, nuk janë ndëshkuar për këtë krim.

Si shkak i kësaj, të martën nga ora 11:00 para konsullatës serbe në New York organizata e grave Shqiptaro-Amerikane do të protestojnë duke kërkuar drejtësi.