10:31 / E Martë, 20 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Protestë: “Nuk na pëlqen të luajmë të hënën” (Foto)

Pas një kohe të gjatë, një ndeshje e Bundesligas gjermane, u zhvillua ditën e hënë. Kjo ishte befasi, pasi të gjithë janë mësuar t’i shohin duke luajtur të premten, të shtunën apo të dielën.

Leipzig ishte mysafirë i Eintracht Frankfurt, në ndeshjen e fundit të xhiros së 23’të në Bundesliga.

Takimi i mbrëmshëm ishte vonuar, pasi tifozët ishin të revoltuar që ndeshja ishte duke u zhvilluar ditën e hënë, shkruan IndeksOnline.

Me pankarta të ndryshme “Ne urrejmë ditën e hënë”, “Nuk na pëlqen të luajmë të hënën” dhe duke hedhur topa tenisi në fushë, takimi u ndërpre për disa minuta.

Protesta e tifozëve në fund doli gëzim, pasi klubi i Frankfurtit fitoi kundër Leipzigut me rezultat 2-1, duke u ngritur kështu në pozitën e tretë me 39 pikë./IndeksOnline/