13:18 / E Hënë, 18 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Protestë të premten, kundër shtrenjtimit të sigurimit të veturave

Grupi “Marakli t’kerreve” të premten më 22 nëntor me fillim nga ora 13:00 organizojnë protestë kundër vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës, për shtrenjtimin e sigurimeve të veturave për 26 për qind.

“Nga 15 nëntori ka hyrë në fuqi vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për shtrenjtimin e sigurimit të automjeteve për 26%. Duke e ditur këtë fakt, i cili prekë xhepat e secilit qytetar dhe përkeqëson edhe më tej gjendjen tonë ekonomike, ne si komuniteti më i madh i veturave në Kosovë dhe më gjerë nuk do rrimë duarkryq, prandaj më 22 nëntor 2019 (e premte ) nga ora 13:00 grupi “Marakli t’kerreve” organizon protestë me qëllimin e vetëm, atë të kundërshtimit të këtij vendimi. Protesta do të mbahet në rrugën “Luan Haradinaj” pranë BQK-së. Ne ftojmë çdo qytetar, organizatë, media si edhe çdo palë tjetër të interesuar të na bashkohet në mënyrë që të arrijmë synimet tona”, shkruan në njoftimin e maraklive t’kerreve.