14:11 / E Hënë, 20 Dhjetor 2021 / MSH

Protestuesit e Sali Berishës rrethojnë Kryeministrinë

Në ora 16:00 është paraparë të fillojë protesta popullore e ftuar nga Sali Berisha, në qendër të Tiranës.

Pak orë para se të fillojë protesta, përpara ndërtesës së Kryeministrisë janë vendosur kangjella, ndërkaq shtyllat e kamerave janë lyer me graso, për të mos u ngjitur protestuesit që dojnë t’i dëmtojnë ato.

Berisha, i cili do të jetë në krye të këtij organizimi, ndër të tjerash e ka thirrur protestën për të kundërshtuar “Open Balkan” dhe vajtjen e Vuçiqit në Tiranë.

“1. Vucic eshte minister i Milloshevicit. Ai akoma nuk ka kerkuar falje per krimet e kryera ndaj shqiptareve nga Serbia dhe vazhdon te ndjek politiken e shefit te tij.

  1. Ballkani i Hapur eshte projekt qe e rrit dhe forcon Serbine dhe planet e Serbise se Madhe andaj nuk duhet lejuar asesi qe te konkretizohet!
  2. Edi Rama po behet pjese e ketyre agjendave dhe eshte bere nje kukull e Vucicit, andaj duhet ta ndalim para se te behet vone.
  3. Kosova ka akoma plage te hapura per te cilat Vucic eshte nga pergjegjesit kryesor. Pervec kesaj, ai edhe mohon krimet, masakrat dhe gjenocidin e kryer ndaj shqiptareve te Kosoves ne lufte, andaj nuk eshte i denje qe te pritet ne Tirane e aq me pak qe te bashkepunohet me të”, kishte listuar Berisha arsyet e protestës kur e kishte thirrur atë.

Protesta do të nisë nga selia e Partisë Demokratike dhe do të vazhdojë drejt Kryeministrisë