12:10 / E Enjte, 21 Mars 2019 / indeksADMonline

Protestuesit hipin mbi selinë e PD-së dhe sulmojnë policinë me gurë

Disa militantë të partisë Demokratike janë filmuar teksa ndodhen në tarracën e selisë blu, duke goditur me gurë efektivët e policisë që ndodhen para godinës së Parlamentit.

Ndërkohë përplasje trup me trup mes policisë dhe protestuesve ndodhin herë pas here, ku në një moment është car edhe kordoni i parë i policisë.