00:02 / E Shtunë, 12 Janar 2019 / indeksADMonline

Protestuesit në Francë shkatërrojnë 60% të radarëve në gjithë vendin

Gjashtë në 10 kamera të shpejtësisë (radarë) në Francë, janë të padobishëm nga vandalizmi i protestuësve të zemëruar me rritjen e taksave.

Ministri i Brendshëm i Francës, Christophe Castaner, njoftoi dje shifrat në një deklaratë, para se të kritikonte ata që ishin përgjegjës për dëmin që ‘kërcënon sigurinë në rrugë dhe rrezikon jetën’.

Bojëra me spërkatje, goma, mbyllje plastike, madje edhe zjarrë janë përdorur për të çaktivizuar rreth 1920 nga 3200 kamera. /IndeksOnline/