15:22 / E Hënë, 29 Maj 2023 / S Z

Protestuesit serb provokojnë mediat, ngrisin tre gishta para kamerës

Protestuesit serb të cilët po qëndrojnë para Komunës së Leposaviqit, po vazhdojnë provokimet e tyre dhe në drejtim të mediave,  duke i penguar ato në kryerjen e detyrës së tyre.

Në videon e “Indeksonline” nga vendi i ngjarjes, shihet një protestuese serbe, e cila provokonte e njëkohësisht dhe e pengonte një kameraman, teksa merrte pamje në protestë, duke i ngritur tre gishta para kamerës.

Ndryshe, në komunat veriore Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, grupe të qytetarëve serbë janë duke vazhduar protestat kundër kryetarëve të rinj shqiptarë, që nga orët e hershme të mëngjësit të sotëm.