Protestuesit shpërndahen në disa pjesë të Skenderajt, vazhdojnë kundërshtimet ndaj pranisë së Njësisë Speciale
Qytetarët e Skenderajt po vazhdojnë të qëndrojnë në rrugë, duke shprehur shqetësimin e tyre për praninë e shtuar të forcave policore dhe të Njësisë Speciale në qytet.
Sipas zhvillimeve nga terreni, protestuesit janë shpërndarë në disa pjesë të qytetit.
Një grup po qëndron pranë Stacionit Policor në Skenderaj, ndërsa një pjesë tjetër janë zhvendosur te objekti i Komunës së Skenderajt.
Më herët gjatë mbrëmjes, qytetarët kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë të qëndrojnë në rrugë deri në largimin e Njësisë Speciale nga qyteti.
Situata po vazhdon të monitorohet, ndërsa në Skenderaj mbetet prezente një numër i madh i forcave policore.

