75 Mall Live Search
20:41 / E Martë, 12 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Provat e plota të Gjykates, pse ju bllokua pasaporta Tahirit (Dokumente)

Gjykata i ka bllokuar pasaportën Saimir Tahirit duke ndaluar kështu edhe daljen e tij jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Vendimi erdhi pas kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila po heton ish-ministrin për favorizim të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike përmes grupit të drejtuar nga Moisi Habilaj, i arrestuar në Itali.

Prokuroria kishte kërkuar heqjen e imunitetit të Tahirit nga Kuvendi, por kjo kërkesë u rrëzua me shumicë votash.

Në galerinë më lart gjeni edhe provat aktuale të prokurorisë të sjella nga Tema.