Provoni këtë kondicioner natyral të flokëve për flokë të mëndafshtë
Problemi me shamponët dhe kondicionerët është se ata janë të mbushur përplot me kimikale të ndryshme të cilat dëmtojnë flokë tuaja.
Për këtë arsye, opsioni më I mirë është përgatitja e kondicionerëve në kushte shtëpie, me produkte plotësisht natyrale.
Më poshtë po ua paraqesim një metodë të tillë.
Përbërësit:
2 vezë (të bardhët e vezës)
2 lugë mjaltë
1 lugë vaj organik kokosi
Metoda:
Përzieni dhe tundni të gjithë përbërësit së bashku. Hidhni këtë përbërje në flokë duke u siguruar që keni përfshirë të gjithë flokët tuaj dhe lëreni të qëndrojë për 20-25 pastroni flokët me ujë të ftohtë, transmeton indeksonline.
Të bardhët e vezës promovon rritjen e flokëve dhe përfundimisht zvogëlon rënien e flokëve. Mjalti vepron si një kondicioner natyral dhe i bën flokët super të butë dhe me shkëlqim.
Shënim:
Sigurohuni që nuk jeni duke përdorur ujë të ngrohtë për ta pastruar këtë maskë nga flokët tuaj ngaqë uji i ngrohtë mund të bëjë që e badha e vezës të largohet me vështirësi nga flokët tuaj./Indeksonline/