PS-PD konsensus për ndryshimet, miratohet me 100 vota pro Rregullorja e re e Kuvendit
Është miratuar sot në mbrëmje me 100 vota pro Rregullorja e re Kuvendit të Shqipërisë, raporton A2CNN.
Sipas konsensusit drejtuesi i SPAK-ut nuk do të raportojë më në seancë plenare, por vetëm në Komisionin e Ligjeve dhe Komisionin e Mbikëqyrjes institucionale.
PD nuk arriti të merrte ndryshimin e komisioneve, gjithashtu Sekretariati i Etikes do të ketë një sekretar dhe 5 anëtarë, ku numri do të jetë i barabartë mes PS dhe PD, por kur rezultati mund të ndahet 3 me 3, dhe do të vendosë vota e sekretarit që do të jetë i PS.
Me dakordësinë institucionet do të raportojnë tek institucionet përgjegjëse, ndërsa komisioni Xhafaj do të ketë përgjegjësi për miratimin e rezolutave për këto institucione.

