07:22 / E Hënë, 22 Prill 2019 / indeksADMonline

PSA zhvendos prodhimin e Opel Astra nga Britania në Gjermani?

Gjenerata e re Astra, e cila do të lansohet në vitin 2021, ka gjasa të ndërtohet në fabrikën Opel në Rieselsheim, në vend të Elsmirit britanik.

Grupi PSA, i cili është pronar i Opel dhe Vauxhall që nga gushti 2017, do të vendosë në javët e ardhshme se ku gjenerata e ardhshme e Astra-s popullore do të prodhohet, shkruan Autonews Europe.

Sipas burimit, duke iu referuar mediave gjermane, Astra e re duhet të paraqitet më së voni për dy vjet, dhe ndryshe nga Astra K aktuale, e cila po ndërtohet në Britaninë e Madhe, ajo do të prodhohet në tokën gjermane.

Një nga arsyet për zhvendosjen e prodhimit në Gjermani është fakti se do të ndalohet prodhimi i Zafira Tourer në Rieselsheim gjatë kësaj vere dhe fabrika do të prodhojë vetëm modelin Insignia.

Megjithëse PSA nuk ka marrë zyrtarisht vendimin se ku do të prodhohet Astra tjetër, edhe pse mediat gjermane thonë se zgjedhja tashmë është përfunduar dhe se lëvizja në Rieselsheim është një “gjë e kryer”.

Ndryshe, Astra K aktuale, përveç në Britani të Madhe, prodhohet edhe në një fabrikë në Poloni.