PSD largon flamujt e Kosovës te qeveria, vendos disa të tjerë të bardhë: Kurti është dorëzuar

Partia Socialdemokrate është duke mbajtur protestë kundër marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë, të arritur në Ohër më 18 mars.
Në këtë protestë është duke u kërkuar dorëheqja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Pas ecjes që e kanë bë nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri tek Qeveria, aktivistët e Molliqajt i kanë hequr flamujt e Kosovës, dhe i kanë vendos disa të tjerë të bardhë.
Molliqaj tha se me vendosjen e tyre, tregojnë se Albin Kurti është dorëzuar.