07:04 / E Mërkurë, 20 Qershor 2018 / indeksADMonline

PSD mbledh partitë politikë në tryezë

Në Kuvendin e Kosovës, sot, mbahet tryeza e partive politike e thirrur nga Partia Socialdemokrate (PSD).

Tryeza ishte paraparë të mbahej më 18 qershor, po që ishte shtyrë për shkak të varrimit të Hilmi Haradinajt, babai i kryeministrit Ramush Haradinaj.

Më parë tryeza kanë thirrur edhe LDK, PDK dhe Vetëvendosje, ku është kërkuar një koordinim i partive politike për çështjet e rëndësishme që e presin Kosovën, ndërsa partitë opozitare kanë kërkuar edhe caktimin e kohës së mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të jashtëzakonshme.