23:20 / E Mërkurë, 26 Qershor 2019 / indeksADMonline

Pse burrat dhe gratë heqin qimet në zonat intime

Një studim i më shumë se 4.000 burrave dhe grave  për arsyet e ritualeve të kujdesit intim, tregon se 60 për qind  heqin të gjitha qimet ose një pjesë të tyre.

Gratë, prej të cilave tetë nga dhjetë kanë thënë se heqin qimet, gjithashtu thanë se e bënin atë të ndjehen më femërore ose sepse partneri i tyre seksual e preferonte atë.

Burrat kishin shumë më pak gjasa të heqnin qimet, por pothuajse katër në dhjetë nga ata që e bënin thanë se ishte më higjenike.

Shkencëtarët pas studimit thanë se heqja eqimeve në zonën intime po bëhet gjithnjë e më e zakonshme.

Hulumtuesit nga Universiteti KU Leuven në Flanders, Belgjikë, kanë anketuar gjithsej 4,422 persona belgë mbi moshën 15 vjeçare.