16:11 / E Enjte, 13 Janar 2022 / A K

Pse ca njerëz janë më të lumtur me disa partnerë paralelisht

Nëse do t’i referoheshim natyrës, njeri është përgjithësisht qënie poligame. Pavarësisht kësaj, shumica e njerëzve preferojnë ta ndajnë jetën/shtratin vetëm me një partnerë, por s’funksionon kështu për të gjithë. Ka nga ata që ndihen më të lumtur nëse jetojnë paralelisht me disa partnerë. Pse ndodh kjo?

Lidhjet e hapura kanë tendencën t’i bëjnë më të lumtur disa njerëz

Në lidhje monogame, njerëzit s’e konceptojnë dot faktin që partneri i tyre të dalë me dikë tjetër. Gjithsesi, sipas disa studimeve ka rezultuar se çiftet në marrëdhënie poligame ishin më të lumtur me zgjedhjet e tyre. Edhe më interesant është fakti që këta njerëz kanë nivele më të larta besimi dhe janë më pak xhelozë ndaj partnerëve, krahasuar me njerëzit monogamë.

Poligamia përfshin më shumë komunikim

Të flasësh me partnerin tënd është faktor i rëndësishëm në një lidhje të tillë. Duke qenë se çiftet duhet të jenë të hapur me njëri-tjetrin dhe shumë të ndershëm, bëhen edhe më të afërt. Pra të pranosh që partneri yt ka dikë tjetër paralelisht me ty, e bën komunikimin tuaj edhe më të thellë, sipas disa studimeve. 

Partnerë të ndryshëm kënaqin nevoja të ndryshme

Sipas psikologëve që merren me marrëdhëniet e hapura, këta njerëz mund të kenë nevoja që nuk përmbushen dot nga një partner i vetëm. 

Poligamia s’është për këdo

Disa mendojnë se ideja e qëndimit besnik në një marrëdhënie klasike në çift është e prapambetur dhe prandaj guxojnë të përfshihen në poligami. Pas kësaj, kuptojnë krejt papritur që kjo lloj marrëdhënieje nuk funksionon për ta dhe i kthehen monogamisë. Një raport i tillë s’është i shëndetshëm për këdo.