19:34 / E Martë, 29 Tetor 2019 / indeksADMonline

Pse dështoi makina më e lirë në botë, 1500 euro e re

Me 1500 euro mund të blihet një motoçikletë, ka madje dhe biçikleta të shtrenjta që kushtojnë aq. Por ka edhe makina, dhe madje me katër vende.

Tata Nano është makina më e lirë në botë. E ofruar për masat në Indi, sigurisht që ofron më pak kushte të rehatshme.

Por gjatë nëntë muajve të vitit 2019, kompania ka shitur vetëm një makinë të vetme në shkurt, dhe asnjë tjetër deri tani.

Tata nuk e ka shpallur ende ndërprerjen e produktit, por duket qartë që këtij modeli i ka ardhur fundi.

Tata ndërkohë ofron një sërë makinash të tjera dhe ka një përqindje të madhe të tregut indian.

Niveli i ulët i sigurisë. Pak kushte sigurie, që nga mungesa e airbag




Vonesa me prodhimin. Makinat u jepeshin shumë vonë atyre që i porosisnin




Kompania priste që ta blinin njerëzit që përdorin motoçikleta, por makina s’është kurrë aq praktike sa motori, sidomos për parkim




Fakti që është e lirë i bën njerëzit vetvetiu t’i dukej pa cilësi dhe t’i rrinin larg.




Reklama e gabuar. Reklamat e Tatas nuk arritën të krijojnë një lidhje emocionale me blerësin