20:00 / E Martë, 28 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Pse dimri është periudha më e mirë për të filluar depilimin?

E kemi kuptuar tashmë. Dimri është periudha që nuk duhet të shqetësoheni për rruajtjen apo depilimin e këmbëve tuaja. Më në fund jeni të sigurta me veshjen e trikove dhe xhinseve, ashtu që këmbët tuaja mos të shfaqen nga brenda. Por, për fat të keq, duket se dimri është periudha më e mirë për të depiluar këmbët tuaja si dhe zonat tjera të trupit.

E dimë që është e padrejtë sepse kemi menduar se gjatë dimrit mund të bëjmë pak pushim nga depilimi i verës. Por, nëse filloni të bëni sesioni depiluese me dyll apo trajtime tjera që reduktojnë qimet me kohë, do të falemnderoheni pastaj gjatë verës për rezultatet e fituara. Pse? Sepse gjithçka ka të bëjë me ciklin e rritjes së qimeve.

Koha ideale për t’u depiluar është gjatë fazës së parë të ciklit të rritjes së qimeve, e njohur si faza anagene. Kjo është faza aktive e rritjes së qimeve. Kur qimet hiqen në mënyrë të përsëritur nga thellësia e plotë e folikulit, strukturat që rrethojnë gjëndrën e qimeve, gjë që janë përgjegjëse për rritjen e tyre, përfundimisht dobësohen.

Por, nëse ju depiloheni gjatë fazës përfundimtare apo finale të rritjes së qimeve, e njohur si faza telogene, rezultatet nga depilimi me dyll nuk do të zgjasin edhe aq shumë kohë. Kjo ndodhë për shkak se qimet e reja anagene mund të zhvillohen nën qimet që janë në rrugë për të dalur jashtë.

Andaj,që të keni rezultate më të mira, keni nevojë për një rutinë të rregullt dhe të përpiqeni t’i kapni qimet në fazën anagene. Nëse depiloheni çdo 3-4 javë gjatë periudhës së dimrit, atëherë të gjithë qimet do të dalin në të njejtën kohë, në vend që të dalin pjesërisht dhe në kohë të ndryshme. Pastaj, sa po të arrini në atë fazë, ju do të jeni në gjendje të reduktoni trajtimin e rregullt të depilimit për çdo 4-6 javë, për shkak se rezultatet do të zgjasin më shumë.