12:46 / E Hënë, 20 Korrik 2020 / indeksADMonline

Pse duhet t’i fotografoni pajisjet tuaja, para se të dilni?

Është një ndjenjë e zakonshme, ju nxitoni për të dalë nga shtëpia, pasi që jeni vonë për punë ose keni për të takuar një mikun dhe keni frikë që keni harruar ta fikni drejtuesen e flokëve tuaja.

Ose mbase jeni duke shkuar në pushime dhe papritmas nuk mund të mbani mend nëse e keni lënë furrën ndezur, shkruan “Mirror”, transmeton Indeksonline.

Shpejt e gjeni vetën të bindur se shtëpia juaj do të digjet, pasi që nuk keni kontrolluar pajisjet tuaja.

Por duket se ka një mënyrë shumë të lehtë për të mos u shqetësuar në lidhje më këtë.

Ekspertët e jetës në lifehacker.com rekomandojnë që të bëni fotografi të pajisjeve tuaja para se të dilni.

Para se të dilni nga shtëpia, bëni një fotografi të aparateve të sobës tuaj, hekurit ose ndonjë gjë tjetër për të cilën shqetësoheni se mund ta harroni ndezur. Nëse mendoni “A e kam fikur me të vërtetë”, thjesht shkoni të galeria e fotografive të juaja dhe do e shihni vetë”, tha Nicole Dieker.