19:16 / E Mërkurë, 09 Shkurt 2022 / AR

Pse Einxhel Shkira dhe Rudina Dembacaj u kthyen në debatin e ditës?

Në spektaklin e djeshëm të Big Brother Vip, Einxhel fitoi një projekt shumë ambicioz në ‘Top Channel’ sipas formulës që kishte dëshiruar, ku në qendër do të jenë vajzat që nuk kanë mundësi për t’u shkolluar.

Sot në mëngjes Rudina Dembacaj shpërndau një viedo të para dy viteve ku u bën thirrje vajzat të zonës së Malësisë që të bëhen pjesë e formatit të saj, që thelbin e ka të njëjtë me atë të Einxhel. “Jam zgjuar me idenë origjinale”, kishte shkruar Rudina, për të treguar se idenë e kishte ajo e para.

Kjo ‘përballje’ në distancë bëri shumë zhurmë sot në media dhe të gjitha lajmet u përqendruan te ky ‘debat’, që dhe aq i ri për ne nuk është. Megjithatë, per në një vend me problematika sociale si ky i yni, u shtofshin idetë si të Rudinës dhe të Einxhel  U shtofshin vajzat si Rudina që pati idenë e para dhe si Einxhel, e cila mbase pa e ditur fare planin e aktores pati të njëjtën ide. 

Nuk është çudi që vajzat të kenë pasur të njëjtën ide pavarësisht njëra tjetrës, për t’u ardhur në ndihmë vajzave të tjera që nuk kanë mundësi si prezantueset televizive për të arritur ëndrrat e tyre ose për t’u shkolluar. Ndaj në këtë rast, të paktën për vajzat që do të jenë në qendër të të dy formateve nuk ka rëndësi kush ia mori idenë kujt, po sa mirë që ide të tilla bëhen publike dhe marrin frymë në ekrane të mëdha dhe profile me shumë ndjekës, si i Rudinës dhe Einxhel.