12:39 / E Enjte, 01 Mars 2018

Pse është më mirë të jesh beqar

Një studim i ri thotë të qenit beqar ndihmon të kesh lidhje të forta sociale me njerëzit.

Martesa mund të kufizojë njerëzit në mënyrë shoqërore dhe nuk është gjithmonë fundi i lumtur që ne perceptojmë, dhe një studim i viteve të fundit e mbështet këtë nocion.

Studimi u publikua në Journal of Social and Personal Relationships.

“Beqarët janë më të prirë të qëndrojnë në kontakt, të ofrojnë dhe të marri ndihmë nga prindërit, motrat e vëllezërit, fqinjët dhe miqtë më shumë se të martuarit”, thuhet në studim.

Studimi thotë gjithashtu se të qenit beqar rrit lidhjet shoqërore si për meshkujt e femrat, një trend që merret parasysh dhe në shpjegimet strukturore të marrëdhënieve shoqërore.

Studimi arriti në përfundimin se në vend të promovimit të martesës, politika publike duhet të “njohë kufizimet shoqërore të lidhura me martesën dhe të pranojë se individët beqar kanë përfshirje më të gjerë në komunitet”.

Në fund të fundit, studimet kanë treguar se ata që martohen nuk përfundojnë më të gëzuar apo psikologjikisht më të shëndetshëm se kur kanë qenë beqarë.

Temat: