12:05 / E Mërkurë, 07 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Studimet e reja: Të jesh ‘single’ është më mirë

Sipas studimeve të reja, rezulton se nëse jeni beqar keni lidhje më të forta sociale të cilat ndihmojnë njerëzit.

.Martesa mund t’i kufizojë njerëzit në mënyrë sociale dhe nuk është gjithmonë fund i lumtur që ne e përceptojmë – dhe një studim, i botuar në vitin 2015, e ka mbështetur këtë nocion.

Studimi, i botuar në Gazetën e Marrëdhënieve Shoqërore dhe Personale, gjeti se:

Individët beqar kanë më shumë gjasa që më shpesh të qëndrojnë në kontakt, të ofrojnë ndihmë dhe të marrin ndihmë nga prindërit, vëllezërit e motrat, fqinjët dhe miqtë se sa të martuarit.

Studimi zbuloi se të qenit beqar rrit lidhjet shoqërore të burrave dhe grave, një tendencë që mbeti edhe kur merrte parasysh shpjegimet strukturore të marrëdhënieve shoqërore, shkruan IndeksOnline.

Studiuesit arriti në përfundimin se në vend të promovimit të martesës, politika publike duhet të “njohë kufizimet shoqërore të lidhura me martesën dhe të pranojë se beqarët kanë përfshirje më të madhe me komunitetin më të gjerë”.

Studimi i vitit 2015 u avancua nga një diskutim i TEDx në maj 2017, në të cilin Bella DePaulo argumentoi se shoqëria nënvlerëson jetën, marrëdhëniet dhe tregimet e njerëzve të vetëm; se aq shpesh historia e treguar është ajo romantike, se si u takuan dy njerëz të martuar, se sa jetët e njerëzve beqarë nga të tjerët.

Në fund të fundit, studimet kanë treguar se njerëzit që martohen nuk përfundojnë më të lumtur ose psikologjikisht më të shëndetshëm se kur ishin beqar.

Ju mund të shikoni videon e plotë të TEDx më poshtë:

Temat: