14:22 / E Enjte, 16 Maj 2019 / indeksADMonline

Pse fëmijët nga Franca nuk po mund të shkollohen në Gjenevë?

Prindërit  francezë të Gjenevës që luftojnë për të drejtën për t’u arsimuar fëmijët e tyre në kanton ndjehen më të sigurt për betejën e tyre ligjore, pasi dokumentet e mëtejshme ligjore e mbështesin kërkesën e tyre, përcjell albinfo.ch.

Vitin e kaluar autoritetet kantonale të Gjenevës kanë refuzuar të lejojnë fëmijët që jetojnë në Francë të ndjekin shkollat në Gjenevë. Pavarësisht pse prindërit e tyre punojnë në kanton. 

Tre avokatë kanë dhënë mendimin e tyre, duke përfshirë profesorët e drejtësisë nga universitetet e Fribourg dhe Llozanës, të cilët thonë se vendimi shkel lirinë e lëvizjes.  Presidenti i Gjenevës, Antonio Hodgers, i tha shtypit se nuk ka plane për ndryshimin e qëndrimit të tyre, përcjell albinfo.ch

Por prindërit shpresojnë se gjykatat do të vendosin ndryshe. Grupet prindërore tashmë po planifikojnë një sfidë ligjore.