14:17 / E Mërkurë, 23 Nëntor 2022 / B O

Pse gjermanët mbyllën gojën?!

Nga ora 14:00 ka filluar ndeshja mes Gjermanisë dhe Japonisë, në kuadër të Grupit E.

Gjersa loja vec është duke u zhvilluar, një foto ka filluar të bëhet virale. Në foton e skuadrës, lojtarët gjermanë shihen duke mbuluar gojën.

Ata duan të thonë se nuk lejohen të flasin për pakënaqësitë në Katar dhe se FIFA i ka mbyllur gojën. /IndeksOnline/