13:23 / E Hënë, 21 Nëntor 2022 / B O

Pse gjermanët po hanë më pak patate?

Gjermanët po konsumojnë sasi gjithnjë e më të vogla patate sipas asaj që pretendon në një raport gazeta gjermane Bild.

Krahasuar me një vit më parë, konsumi i patateve dhe i produkteve me bazë pataten, është ulur ndjeshëm.

Siç tregojnë shifrat, qytetarët gjermanë kanë konsumuar mesatarisht tre kilogramë më pak produkte patate në 2021/2022 krahasuar me një vit më parë.

Sipas publikimit, arsyeja kryesore është moti i ngrohtë që krijon nevojën për daljen e popullatës dhe relaksimi pas masave të ashpra kundër koronavirusit.

Çmimet e patateve të tryezës janë rritur jashtëzakonisht: Krahasuar me vitin e kaluar, patatet kushtojnë 73% më shumë.

Përveç energjisë, rritja e çmimeve të ushqimeve është aktualisht një nga nxitësit më të mëdhenj të inflacionit në Gjermani: ato kushtojnë 20.3% më shumë në tetor se vitin e kaluar.