07:52 / E Enjte, 26 Mars 2020

Pse humb dëshira për seks?

Dëshira për të bërë seks është rezultat i proceseve psikologjike, ndërkaq shprehet edhe nëpërmjet përgjigjes trupore.

Nëse themi që dikush ka libido të ulët, fjala është për zvogëlimin e dëshirës për marrëdhënie intime. Ky është mosfunksioni më i shpeshtë i seksualitetit, që prek shumë çifte.

Libidoja e ulët lehtë mund t’i çrregullojë marrëdhëniet më të mira ndërmjet partnerëve dhe seksualitetin ta shndërrojë në ankth nate, sepse në fund e gjitha reduktohet në kryerje të detyrave bashkëshortore.

Gjithmonë çiftet e tilla i këshillojmë që të bisedojnë ndërmjet tyre. Kur vëreni që diçka po ndodhë, mos e fshihni problemin, sepse ai patjetër do të dalë në sipërfaqe. Gjëja më e mirë është që biseda të zhvillohet pa asnjë ngurrim. Para së gjithash, duhet patjetër ta bindim veten se diçka po ndodh dhe përse po ndodh kështu. E dini edhe vetë që seksi nuk fillon vetëm me zhveshjen, por shumë para këtij akti, gjithçka formulohet në kokën tonë.

Vrasësit kryesor të dëshirës

Vrulli seksual është i paparashikueshëm, në një moment është në kulm, ndërkaq në momentin tjetër jo. Arsyet për këtë janë disa:

1. Lidhja e keqe emocionale me partnerin
Problemet e pazgjidhura janë armiku më i shpeshtë i planit seksual. Për dëshirë seksuale është e rëndësishme afërsia emocionale. Grindjet, komunikimi i dobët, mungesa e besimit mund të ulin dëshirën tuaj. Alkooli mund t’ju stimulojë për të bërë seks, mirëpo mund të bëhet dhe fajtor për rënie të dëshirës. Nëse ndieni mungesë të dëshirës seksuale, mbase problemi juaj fshihet në mungesën e gjumit. Pagjumësia shkakton lodhje, ndërkaq lodhja shpartallon dëshirën seksuale, transmeton Lajmi.net.

2. Jeta
Fëmijët dhe puna nuk e shkatërrojnë jetën tuaj seksuale, mirëpo mund të ulin libidonë tuaj. Askush nuk është fajtor për këtë, fajin thjesht e ka jetesa! Në fund të ditës, kur të dëshironi të jeni intim me partnerin, e gjitha reduktohet në atë që ju zë gjumi sapo ta vini kokën në jastëk. Çiftet duhet të jenë të vetëdijshëm që jeta seksuale është faktori qenësor i marrëdhënieve të tyre dhe, që në atë faktor duhet investuar më tepër kohë dhe përpjekje.

3. Stresi, brengat dhe vështirësitë
Nëse jetën tuaj e kanë përfshirë situata të shumta stresi dhe frike, me siguri seksi nuk do të jetë faktor qenësor. Si të kujdesemi për libidonë nëse nuk kujdesemi për të si për çdo ditë kur paguajmë këstet e kredive dhe artikujt e nevojshëm ushqimorë. Ekspertë thonë që problemet e tilla t’i lëmë anash e jo t’i vëmë në vend të parë.

Edhe disa situata të cilat do ta vrasin libidon tuaj:
* Problemet me vetëbesimin dhe me identitetin seksual
* Plakja
* Prejardhja e keqtrajtimit seksual
* Barnat
* Pengesat fizike dhe psikike
* Ushqimi jo i rregullt
* Pirja e alkoolit dhe e duhanit

Mos i humb