11:00 / E Mërkurë, 22 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Pse  infertiliteti mashkullor është në rritje?

Sipas një studimi shumëcentrik të kryer nga OBSH (Organizata Botërore e Shëndetësisë) midis viteve 1982 dhe 1985, 20% e rasteve të infertilitetit iu atribuuan problemeve te meshkujt.

Megjithatë, një raport i kohëve të fundit mbi statusin e infertilitetit në Indi ka konstatuar se gati 50% e infertilitetit është i lidhur me anomalitë riprodhuese ose çrregullimet në meshkuj.

Ndërkohë që çrregullimi i njohur si vezoret policistike u shfaq si arsyeja kryesore për infertilitetin në femra, ndër meshkujt arsyeja kryesore për infertilitet thuhej se ishte për shkak të numërimit të dobët të spermës.

Në shpjegimin mjekësor, një çift që nuk arrin konceptimin edhe pas një viti marrëdhënie të pambrojtur, konsiderohet jopjellor, transmeton indeksonline.

Testi për infertilitetin mashkullor është mjaft i thjeshtë,  një analizë e spermës. Në rast se mjeku vëren ndonjë anomali, ata këshillojnë pacientin që ta përsërisë testin pas njëfarë kohe.

Infertiliteti te meshkujt mund të lidhet me një sërë arsyesh sic janë infeksioneve të fëmijërisë, çrregullimeve hormonale, faktorëve gjenetikë, anomalive fizike, konsumit të duhanit dhe alkoolit, sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, stresit, etj.

Ndërsa faktorët të tjerë janë edhe ndryshimi i stilit të jetesës dhe stresi e që në fakt janë ndër faktorët kryesorë të ditëve të sotme./Indeksonline/