21:46 / E Diele, 25 Tetor 2020 / C E

Pse ju ulën pagat futbollisteve të Feronikelit, kjo është e vërteta!

Klubi i Feronikelit nuk e ka filluar mirë sezonin e ri në Superligën e Kosovës.
Pas 8 ndeshjeve të para, ata gjendën në pozitën e 8-të me 7 pikë, transmeton Indeksonline.

Në një prononcim për Indeksonline, zëdhënësi i Feronikelit, Erlind Krasniqi ka treguar se sipas rregullores dhe marrëveshjes që e kanë me lojtarët, atyre do të ju zbritet paga për 30 përqind.

“Në rregulloren e klubit dhe marrëveshjes që e kemi me lojtarët, për çdo humbje zbriten nga 10 përqind nga paga, kurse në rast fitore ju rritet për 10 përqind paga. Këto janë caktuar nga presidenti i klubit, Naser Ramaj dhe nuk është marrë vendimi nga Klodian Duro siç është raportuar”, tha fillimisht Krasniqi.

Tutje, ai tregoj se stafi askush nuk është dënuar dhe lojtarët që janë të lë nuk janë paraqitur nuk ju është ulur paga.

Sa i përket afatit të rrogave, nuk është e vërtet që i marrin me të 6-tin por afati është nga data 15 deri 20”, përfundoj zëdhënësi i Feronikelit, Erlind Krasniqi.

Përkundër kualitetit të madh në skuadër, ekipi i Feronikelit duket se po e ka problem deri ta gjej formën./Indeksonline/