09:47 / E Enjte, 29 Shtator 2022 / AR

Pse Khloé Kardashian e refuzoi propozimin e Tristan Thompson?

Khloé Kardashian ka refuzuar propozimin nga ish i dashuri i saj, Tristan Thompson.

Këtë e tregoi 38 vjeçarja në episodin e fundit të “The Kardashians”, transmeton Indeksonline.

Arsyeja që Kardashian refuzoi kur Thompson u ul në gju, ishte fakti se ajo nuk ndihej rehat me raportin që kishin atë kohë.

Në bisedë me motrën e saj më të madhe Kim, Khlóe thotë se dëshiron të tregojë “me krenari” se është fejuar.

“Kjo është arsyeja pse i thashë: Nuk më pëlqen të them “po” tani, sepse nuk do të mund t’i tregoja me krenari familjes sime”.

Khloé dhe Tristan u ndanë në dhjetor të vitit të kaluar pasi ajo zbuloi se ai kishte një fëmijë me një grua tjetër./Indeksonline/