23:35 / E Diele, 26 Janar 2020 / indeksADMonline

Pse Kobe Bryant njihej si ‘Black Mamba’ ose ‘Mamba e Zezë’?

Legjenda e NBA, Kobe Bryant humbi jetën sot si pasojë e rrëzimit të avionit privat me të cilin po udhëtonte bashkë me vajzën e tij dhe disa pasagjerë të tjerë.

Por Bryant ndryshe njihej edhe si ‘Mamba e Zezë’. Por nga rrjedhi ky emër për të?

Gjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme në basketboll, Bryant adaptoi nofkën ‘Mamba e Zezë’. Por në vitin 2014 ai zbuloi se idenë për këtë pseudonim e pat nga filmi ‘Quentin Tarantin’. Në filmin hollivudiuan, ‘Black Mamba’ ose ‘Mamba e Zezë’ u përdor si një emër kodues për një kafshë vdekjeprurëse, i njohur për shkathtësinë dhe agresivitetin e tij, transmeton Indeksonline.

“Kam parë kafshën dhe kam thënë. Wow kjo është mjaftë e mrekullueshme”, pati thënë Bryant./Indeksonline/