23:39 / E Martë, 21 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Pse LDK po kërkon rinumërim të votave në Prishtinë?

Sonte në kuadër të emisionit Click u diskutua për temën ”Me sy kah QNR”.

Lidhur me temën në fjalë, Florian Dushi nga Lidhja Demokratike e Kosovës tha se rezultati i ngushtë dhe numri aq i madh i fletëvotimeve të pavlefshme dhe që janë cilësuar si të zbrazëta, që sipas tij nuk dihet akoma pse janë të tilla ka qenë arsyeja që kanë kërkuar nga paneli që të urdhërojë rivlerësimin e votave.

”Duke pasur parasysh numrin e votave me kusht, numrin e votave të personave që kanë votuar në institucione të ndryshme dhe numrin e votave me postë, konsiderojmë, trendin të cilin e gjemë te raundi i parë i votave me kusht ne konsiderojmë që do të jetë e mjaftueshme për t’i siguruar LDK-së fitoren e Prishtinës”, tha Dushi.

Ai më tutje tha se rinumërimi nuk mund të konsiderohet si presion dhe kërkesa për rinumërim, as për institucionet që kanë përgjegjësi të caktuara dhe as ndaj subjekteve apo kandidatëve të tjerë, por që thjeshtë LDK po ushtron një të drejtë ligjore të paraparë mbi bazën e disa argumenteve, të cilat i ka ofruar.