10:43 / E Premte, 06 Tetor 2017 / indeksADMonline

Pse lojëtari i Bolivisë bëri foton ekipore me Brazilin?!

Sulmuesi i Bolivisë, Marcelo Martins ka marr pjesë në një nga fotot më të pazakonta ekipore që bëhen para ndeshjeve.

Në ndeshjën Bolivi – Brazil, ai iu bashkua kundërshtarëve për të bërë foton e ekipit.

Megjithatë, ka një arsye për këtë. Martins kishte luajtur pothuajse për të gjitha grupmoshat e Brazilit deri te U-20 dhe babai i tij është brazilian.

Martins, 30 vjeç, gjithashtu ka luajtur për ekipet braziliane si Vitoria dhe Cruzeiro, para se të bashkohej me Shakhtar Donetss në vitin 2008, shkruan IndeksOnline.

Ndeshja përfundoi me barazim 0-0 , por për Brazilin nuk kishte aq rëndësi të madhe pasiqë ata janë kualifikuar për në “Russia 2018” si lidër të pamboshtur në grup.

Ndërkohë Bolivia nuk ka asnjë gjasë të kualifikohet, por së paku mbajtën rekordin e tyre, të pamboshtur që 32 vite në shtëpi ndaj Brazilit në kualifikime për Kupë të Botës.