11:11 / E Mërkurë, 23 Tetor 2019 / indeksADMonline

Pse marrja e tabletave të tensionit të gjakut para gjumit mund të parandalojë një vdekje të hershme

Marrja e tabletave të tensionit të lartë të gjakur në kohën para gjumit në vend se marrjen e tyre në mëngjes ul rrezikun e vdekjes së hershme, tregon një studim.

Hulumtimi i ri për kronoterapinë ( praktika e përputhjes së barnave në periudh specifike të ditës) zbuloi se njerëzit që morrë ilaçet e tyre kundër shtypjes së lartë të gjakut para gjumit gati e përgjysmuan rrezikun e tyre për të vdekur nga një sulm në zemër, goditje në tru ose dështim në zemër.

Studimi përfshiu më shumë se 19,000 njerëz të cilët u ndoqën për një mesatare prej gjashtë vjet, me 1.752 vdekje gjatë periudhës për shkak të problemeve të zemrës ose enëve të gjakut, që do të thotë rreziku i tyre absolut për të vdekur ishte rreth 9 përqind. /Indeksonline/