21:05 / E Premte, 22 Qershor 2018 / indeksADMonline

Pse Meghan Markle mbath këpucë më të mëdha se numri i saj

Meghan Markle është njëra nga personazhet më të komentuar kohën e fundit, sidomos pas martesës me Princ Harry-n.

Por ajo që bien në sy gjatë ndejave që ajo po merr pjesë janë këpucët e mëdha që ajo mbath. Teksa e gjithë veshja e saj është në nivel, si mund që të gjithë ata ekspert të modës që punojnë me të, të mos kujdesën për këpucët e saj.

Kjo nuk është ndonjë lëshim, por një teknikë shumë e mirë që gjatë orëve të gjata në këmbë, Dukeshës së Sussex të mos i dhëmbin këmbët.

Sipas ekspertit të modës, Harrier Davey, e gjithë kjo bëhet për arsye se pas pak orësh qëndrimi në këmbë ato fillojnë të fryhen e ajen dhe pastaj e lëndojnë.

“Nuk ka asgjë të keqe, thjeshtë pas ënjtjes së këmbëve numri rritet dhe pastaj fillojnë ta vrasin. Kjo është teknikë që pas ënjtjes këpucët të mos lëndojnë” ka përfunduar ai./Indeksonline/