18:37 / E Hënë, 02 Prill 2018 / indeksADMonline

Pse na bëhen njollat e zeza në buzë dhe si t’i parandalojmë

Zbulimi i njollave të zeza në buzë mund të çojë në shqetësim, por zakonisht nuk janë asgjë për t’u shqetësuar. Një sërë faktorësh mund t’i shkaktojnë ato.

Mjetet mjekësore në shtëpi mund të jenë në gjendje të zvogëlojnë pamjen e këtyre njollave, por ka raste kur një mjek duhet të përfshihet.

Shumë nga shkaqet e renditura më poshtë janë të lehta për t’u menaxhuar në shtëpi ose kërkojnë trajtim të thjeshtë:

Mungesa e vitaminave

Njollat e zeza mund të shkaktohen për disa arsye, si mungesa e vitaminës B-12, e cila i jep lëkurës një ton të tillë.

Mungesat duhet të diagnostifikohen nga mjeku, i cili mund të rekomandojë shtimin e vitaminave të pasura në ushqime në dietë ose marrjen e shtojcave të vitaminave.

Dehidrimi

Mungesa e ujit në organizëm ka efekte të dëmshme në trup. Sa i përket fytyrës, në këtë rast mund të kemi një lëkurë dhe buzë të irrituara.

Buzët mund të bëhen të ashpra dhe të dëmtuara.

Pirja e ujit në sasi të madhe çdo ditë parandalon dehidrimin.

Sasi e madhe e hekurit

Marrja e tepruar e hekurit mund të ndryshojë ngjyrën e lëkurës. Personi mund të ketë edhe një gjendje, e cila quhet hemochromatosis. Kjo shkakton që trupi të absorbojë më shumë hekur nga ushqimi, gjë e cila çon te ndryshimet në ngjyrën e lëkurës.

Nëse një person merr sasi të tepërta të hekurit, mjeku me kujdes dhe rregullisht duhet të monitorojë dhe të rregullojë nivelet. Mjeku mund të rekomandojë që personat me sasi të lartë të hekurit të japin gjak vullnetar në baza të rregullta. Përshkrimi i medikamenteve po ashti mund të ndihmojë në largimin e hekurit.

Njollat e zeza në buzë mund të krijohen edhe gjatë terapive kundër kancerit, por edhe si pasojë e melazma, një gjendje e zakonshme që dëmton lëkurën, alergjive të ndryshme si pasta e dhëmbëve, çaji i gjelbër, grimi për fytyrë, buzëkuqi.

Po ashtu, ndër shkaqet tjera, janë edhe çrregullimet hormonale, si niveli i tiroides, qëndrimi i tepërt në diell, angiokeratoma- e njohur si plagë të lëkurës, pajisjet për dhëmbë, pirja e duhanit dhe alkoolit.

Produktet e mëposhtme mund të ndihmojnë në eliminimin e njollave të zeza në buzë:

mjalti

lëngu i limonit

uthull molle

glicerina

arrë myshku

petalet e trëndafilit

çaji i bardhë

shafrani i Indisë

Temat: