09:58 / E Martë, 02 Qershor 2020 / indeksADMonline

Pse New York Knicksi është skuadra e vetme në NBA, që nuk ka reaguar për vdekjen e George Floydit?

Vrasja e George Floydit vazhdon të jetë aktualiteti numër një në SHBA. Fushatës kundër vrasjes mizore i janë bashkuar edhe emrat më të njohur të sportit dhe ekipet në të gjitha kategoritë.

Por, skuadra e NBA, New York Knicks është e vetmja që nuk ka reaguar fare. Ajo ka zgjedhur heshtjen përballë kësaj situate.

Pas presionit mediatik, pronari i Knicksit, James Dolan, ka thënë se e kuptojnë situatën dhe se nuk e shohin të arsyeshme që të shprehin një mendim për këtë.

“Ne e dime se ka pasur mendime se pse kompania jonë nuk ka bërë asnjë deklaratë publike në lidhje me vrasjen e Floydit. Ne kuptojmë pozicionin tonë dhe jemi të vetdijshëm për rëndësinë e çështjes. Nuk jemi të kualifikuar për të shprehur mendim për këtë temë”, ka thënë pronari i skuadrës së NBA.

Megjithatë, mediat thonë se pozicioni i Knicksit është i tillë sepse James Dolan është mik i afërm me Donald Trumpit dhe dëshiron që t’i japë përkrahje atij në këtë situatë duke zgjedhur heshtjen./Indeksonline/