07:35 / E Martë, 21 Dhjetor 2021 / AR

Pse ngjyrën e vitit 2022 duhet ta kemi patjetër në gardërobë?

Ndryshe nga të gjitha herët e tjera, për të përcaktuar ngjyrën që do të dominojë pasarelat në vitin 2022, autoriteti global i ngjyrave ‘Pantone’  ka krijuar një nuancë – mes blusë së ndezur dhe vjollcës.

Mban kodin 17-3938 dhe quhet ‘Very Peri’.

“Ishte vërtet e rëndësishme për ne që të dilnim me një ngjyrë të re, sepse kemi një vizion të ri të botës tani”,- tha për CNN drejtoresha ekzekutive e Institutit ‘Pantone Color’, Leatrice Eiseman.

Pas mbylljeve së 2020-ës, Pantone zgjodhi dy ngjyra, ‘Grey Ultimate’ dhe të verdhën ndriçuese, për të përfaqësuar sigurinë dhe qëndrueshmërinë përballë rrethanave të vështira, si dhe optimizmin për të ardhmen.

‘Very Peri’ e vitit të ardhshëm simbolizon ndryshimet që po përjeton bota, ndërsa ne synojmë të lëvizim përtej izolimit dhe pasigurisë së pandemisë.

Ngjyra është “më e lumtura dhe më e ngrohta nga të gjitha nuancat blu”, duke përzier “besnikërinë dhe qëndrueshmërinë e blusë me energjinë eksituese të së kuqes” për të dhënë një “përzierje fuqizuese të risisë” me një “kuriozitet të guximshëm që gjallëron shpirtin tonë krijues”, thuhet në njoftimin e kompanisë.