10:38 / E Diele, 27 Shtator 2020 / indeksADMonline

Pse nuk i bërtet kurrë mbrojtësve? Alisson tregon arsyen

Alisson ka zbuluar diçka interesante në lidhje me mbrojtësit e Liverpoolit.

Braziliani është njëri nga portierët më të mirë në botë që nga lëvizja e tij nga Roma në Liverpool në vitin 2018, shkruan IndeksOnline


Në dy sezonet e tij të para me Liverpoolin, ai ka fituar dy trofe të mëdhenj, Ligën e Kampionvëve dhe Premierligën.

Në një intervistë për “Mail on Sunday”, Alisson Becker foli rreth marrëdhënies së tij me mbrojtësit e Liverpoolit e veçanarisht, Virgili Van Dijk.

I pyetur se pse nuk u bërtet lojtarëve në fushë, ai u përgjigj: “Është mënyra ime. Nuk më pëlqen të bërtas me askënd dhe nuk më pëlqen që dikush të më bërtasë. Kur bëni një gabim, ju e dini që keni bërë gabim.

“Ne jemi profesionistë dhe punojmë çdo ditë për këtë. Kam bërë shumë gabime tashmë në jetën time. Ndonjëherë më shënuan gol, ndonjëherë jo.

Ai shtoi: “Unë e di se çfarë duhet të përmirësoj dhe çfarë duhet të bëj ndryshe. Kështu që nuk kam nevojë t’i tregoj Virgjilit, Joe Gomezit ose Andy Robertsonit”, tha ai.